Shtëpi të re për 154 familje në Durrës, ndërtimi përfundon pas 18 muajsh

Pas 18 muajsh 154 familje durrsake do të bëhen me apartament të ri. Pallati Dalim Peza, në lagjen 17 Nëntori u shëmb si pasojë e lëkundjeve të tërmetit në 26 nëntor. Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, thotë se 20 pallate të reja do të hedhin themelet në vendin e pallateve që shkatërroi tërmeti.

”Kemi miratuar rindërtimin e objektit po në të njëjtin truall, pra ky është një objekt pikësor. Në qytetin e Durrësit ka 20 pallate të tilla, ku ka filluar puna me 5 objektet e para të cilat këto janë në të njëjtin vend ku kanë qenë pallatet ekzistuese. këtu kemi një objekt i cili do të ndërtohet me të njëjtin volum me objektin e mëparshëm do të akomodohen 154 familje dhe do të kemi shërbime në katet përdhe. Gjithashtu një pjesë e apartamenteve do të pajisen me sipërfaqen e parkimit”,-tha Sako.

Ndërkohë që në lagjen 17, punimet sapo kanë nisur, në njësinë administrative Manzë, bashkia e Durrësit po bëhet gati të dorëzojë çelësat e 226 apartameteve. Një tjetër sit gjigant pallatesh është duke u ngritur në zonën e Spitallës. 996 familje do të jenë banorët e rinj e kësaj zone.

SHKARKO APP