Shtëpia e Bardhë thotë se ka zbuluar sesi të luftojë Covid-19

Shtëpia e Bardhë, bën me dije se Presidenti Donald Trump do të publikojë një “zbulim tejet të rëndësishëm që lidhet me një terapi” për trajtimin e Covid-19. Pandemia ka shkaktuar deri tani më shumë se 176 mijë të vdekur në SHBA dhe ka infektuar mbi 5.6 milionë të tjerë, më shumë se në çdo vend tjetër të botës.

Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha të shtunën vonë në mbrëmje se sekretari për Shëndetit dhe i Burimeve Njerëzore Alex Azar dhe shefi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Stephen Hahn do të jenë të pranishëm kur Trump të bëjë publik lajmin mbi terapitë. Një zhvillim ky që vjen një ditë përpara fillimit të Kuvendit Kombëtar Republikan, ku Trump do të riemërohet për të garuar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Ekspertë të shumtë të shëndetësisë, kanë thënë se vaksina kundër Covid-19 nuk do të jetë në dispozicion deri para fundit të këtij viti ose në fillim të vitit 2021, duke theksuar se do të jetë gati vetëm pasi të rezultojnë me sukses provat klinike mbi efikasitetin e saj, të cilat kanë nisur tashmë në disa vende, duke përfshirë SHBA-në.

SHKARKO APP