Shtëpia në flakë, vajza tenton të hyjë brenda (FOTO)

Banesa që ndodhet pranë shkollës ”Petro Nini Luarasi” në Tiranë u përfshi nga flakët dhe një prej banorëve ka tentuar të hyjë brenda në shenjë proteste.

Vajza ka tentuar të kapërcejë avllinë por nuk është lejuar nga policia. Ende nuk është saktësuar se nga se u shkaktua zjarri por mendohet se kanë qenë vetë familjarët që kanë shkaktuar këtë situatë në shenjë proteste.

Familjarët kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës për t’i kthyer pronën ish-pronarit. Sipas tyre, ata jetojnë prej 70 vitesh me dokumente në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?