Shtëpia shqiptare e teknologjisë dhe informacionit, 1087 të rinj të regjistruar

TechSpace është hapësira më e re për inovacionin e vendosur në shërbim të studentëve e nxënësve të teknologjisë digjitale dhe në kuadrin e angazhimeve të Paktit për Universitetin.

Që prej hapjes së saj në shkurt të këtij viti deri tani janë regjistruar 1087 të rinj, 77 start up-e të regjistruara, ndërsa 120 të rinj e frekuentojnë çdo ditë TechSpace.

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një ftesë për të gjithë të rinjtë për tu regjistruar në shtëpinë shqiptare të teknologjisë dhe informacionit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë për të gjithë të rinjtë e të rejat që të përfitojnë nga TechSpace, shtëpia shqiptare e teknologjisë dhe informacionit për idetë e projektet e tyre, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.

E çelur në shkurt 2019 slogani i Techspace është “Mëso, guxo, krijo”, sepse TechSpace është hapësira e edukimit teknologjik inovator dhe e shpirtit të sipërmarrjes.

Techspace, një hapësirë që sot është kthyer në laboratorin ku të rinjtë punojnë për produktet e tyre inovative.

SHKARKO APP