Shtëpinë ua rrënoi tërmeti, familja jeton në çadër

Një familje prej tri anëtarësh në fshtatin Sopot të Njësisë Administrative Zerqan, në Bashkinë e Bulqizës, jeton prej më shumë se një viti në çadër. Shtëpia e tyre pësoi dëmtime të rënda nga tërmeti, por gjatë dimrit të fundit u dëmtua edhe më tepër, deri në shembjen e saj në njërin krah.

Pas tërmetit, e vetmja ndihmë për ata ishte një çadër. Kryefamiljari, Bashkimi është invalid dhe kjo situatë ia përkeqëson gjendjen shëndetësore. Ernesti 14-vjeçar thotë se, shpeshherë është i detyruar ta braktisë edhe shkollën, pasi i duhet të ndihmojë prindërit.

Nga çadra, ata kërkojnë ndihmë nga institucionet, pasi nuk mund të përballojnë edhe një dimër tjetër në këto kushte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?