Shtëpitë buzë humnerës, dy familje në Mat rrezikohen nga rrëshqitjet

Dy familje me 12 anëtarë në Fushë Baz të Matit rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur.

Shtëpia ku ata banojnë është në buzë të humnerës.

Pas reshjeve të nëntorit të vitit të kaluar, toka pësoi rrëshqitje masive dhe ditë pas dite i afrohet shtëpisë së Preng e Gjet Gjinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej asaj kohe, ata thonë se flenë aty me frikë që tashmë rritet me afrimin e stinës së reshjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Familjet Gjini thonë se janë në pamundësi ekonomike për të ndërhyrë në parandalimin e këtij rreziku, ndërsa ankohen se institucionet nuk kanë bërë asgjë për tu ardhur në ndihmë.

Vera Gjini: “Nuk kemi mundësi ekonomike. Nuk kemi asnjë mundësi, marrim vetëm 50 mijë lekë ndihmë ekonomike si familje.”

Këto pamje tregojnë dëmtimet që ka marrë struktura e banesës, ndërsa anëtarët e familjeve Gjini kanë frikë se ajo nuk do ta përballojë edhe një stinë reshjesh në rast se nuk ndërhyhet për të parandaluar rrëshqitjen e tokës.

Ora News - Shtëpitë buzë humnerës, dy familje në Mat rrezikohen nga rrëshqitjet

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?