Shtet komik, kryeministër ekranaxhi

Nga Agim Xhafka

Nëse të bije rruga nga Blloku do shohësh me siguri Benin. Është një person rreth 40 vjeç. I dobët,ecën ngadalë e pakëz anuar,me siguri nga ndonjë problem shëndetēsor,mban në dorë një kuti kartoni me cigare e qesh me këdo. Kur i flasin u kthen përgjigje të shkurtëra se kuptohet që ka ndonjë defekt fizik,nga që fjalitë i lëshon me rrokje.
Benin e duan të gjithë. Bile ca,që ta ndihmojnë,i blenë 3-4 paketa cigare.
-Bli një,-u thotë Beni,-se do vij prapë nesër.
M’u kujtua mbrëmë,kur po shihja Saimir Tahirin si po tallte koqet me shtetin shqiptar,kur më ra zilja e celularit.
-Kanë arrestuar Benin,-dëgjova.-Benin që shet cigare. Për kontrbandë dhe grup të strukturuar kriminal.
Edhe u mërzita,edhe u nxeha,edhe qesha. Shtet komik me një ministër gaztor e një kryeministër ekranaxhi. I miri Beni po të jetonte në Evropë do kishte ndihmë në para,në shëndetësi,në përkujdesje. Se është i pamundur. Nuk fiton zanat e fuqi,ndaj shoqëria e mban në gji me pekule. Tek ne,tek vendi i shqiponjave i sulet policia shqiponjë,e rrēmben,e fut në qeli pa pyetur cili është e çfarë shëndeti ka. Nuk do jetë çudi kur të akuzojnë këto ditë ndonjë memec se shau ministrin apo ndonjë sakat se i iku policisë me vrap.
Ndërkohë në ekran shoh Tahirin që qesh e tallet. Që kishte një makinë,gjasme e shiti,ua dha kushurinjve,lekët e makinës nuk ia derdhën me bankë se ia merrte Zeni nga që ka fituar gjyqin për shpifje. Tetë shkelje ligji nga një karagjoz me syze. E qesh e qesh banditi deputet. Beni futur në qeli si zogu i pyllit i porsa kapur. Futur në kafaz. Rri plot frikë,zëri i ka ngelur jashtë. Në tru ka frazën që i shqiptoi polici:”Je grup i strukturuar kriminal!”
Ai nuk e kupton. Do veç të ikë nga burgu e të mbajë kartonin në dorë. Se shteti ynë e çoi atje,nga që ushqen derrat,zogjtë i merr nishan dhe i vret…
E ja qershia mbi tortë. Nuk u besoj veshëve:”Po japim lajmet. Policia sot kreu aksionin Cigarja. U arrestuan 13 persona me akuzën…”
Tamam 13 bataliona në 8 kamiona. O qeveri të hëngërt dheri! Dhe e ke pak

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?