Shtetasi serb tha se kishte bombë në aeroplan, arrestohet para nisjes nga Tunizia

Një incident alarmues ka ndodhur në aeroportin e Monastirit në Tunizi, ku një shtetas i Serbisë i tha një stjuardese se ishte terrorist dhe se kishte një bombë me vete. Ngjarja shkaktoi evakuimin e pasagjerëve dhe kontrollin e plotë të avionit.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e kaluar në aeroportin e qytetit të Monastirit, gjatë përgatitjeve për një fluturim charter të organizuar nga kompania ajrore Air Serbia.

Sipas raportimeve të mediave serbe, gjatë procesit të hipjes në aeroplan, shtetasi serb i është drejtuar një stjuardese duke deklaruar se ishte terrorist dhe se kishte një bombë me vete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata shkaktoi menjëherë reagimin e autoriteteve të sigurisë. Burri u arrestua para se të niste evakuimi i pasagjerëve dhe kontrolli i aeroplanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasagjerët u nxorën nga avioni, ndërsa forcat e sigurisë kryen një kontroll të plotë të mjetit fluturues për të verifikuar nëse kishte ndonjë pajisje shpërthyese.

Pamje nga aeroporti u publikuan edhe në profilin në Instagram “moj_beo_grad”, ku shihet aeroplani duke u kontrolluar pas evakuimit të pasagjerëve.

Mediat në Serbi raportojnë se shtetasi serb ishte nën ndikimin e alkoolit dhe se pretendimi për bombën dyshohet se ishte bërë si “shaka”.

Megjithatë, autoritetet e morën deklaratën seriozisht dhe aktivizuan procedurat e sigurisë për një kërcënim të mundshëm me bombë.

Si pasojë e incidentit, fluturimi pësoi një vonesë të konsiderueshme. Avioni, i cili sipas planit duhej të nisej në ora 19:50, u ngrit nga Monastiri vetëm në 00:05, sipas kohës lokale.

Autoritetet tuniziane pritet të vazhdojnë procedurat ndaj shtetasit serb, ndërsa incidenti rikthen vëmendjen te masat e rrepta të sigurisë në aeroportet ndërkombëtare, ku edhe një deklaratë e bërë si “shaka” për një bombë mund të shkaktojë evakuim, kontrolle të plota dhe vonesa të konsiderueshme të fluturimeve. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?