Shtetet e BE drejt konsensusit për Shqipërinë
Të martën në orën 10:00 COELA do mblidhet sërish për të diskutuar Raportin e IBAR për Shqipërinë. Këshilli i BE për A2CNN tha se shtetet anëtare janë pranë një dakordësie, edhe pse janë ende disa shtete që nuk e kanë dhënë ende dritën jeshile për draftin e Pozicionit të Përbashkët të BE-së, ashtu siç është propozuar nga Presidenca e Unionit.
Gjithashtu, sipas Këshillit të BE në një reagim për A2CNN: “Teksti i fundit duket i stabilizuar, por është plotësisht në dorën e presidencës të vendosë nëse nevojiten ndryshime shtesë për të kënaqur të gjitha shtetet anëtare dhe për të arritur unanimitetin pas mbledhjes së nesërme”.
Në vijim të përgjigjes thuhet se nëse arrihet një marrëveshje në takimin e nesërme të COELA, plani është që dosja t’i kalojë COREPER të premten (22 maj) dhe, pas miratimit të draftit të Presidencës së BE, të nisë planifikimi i Konferencës Ndërqeveritare në ditët në vijim.
Tani në tryezë është drafti final, që sipas burimeve diplomatike të A2CNN ka ndryshuar shumë nga ai fillestari i propozuar nga KE. Drafti i Presidences së BE ka më shumë kritere dhe ashpërsime në luftën ndaj korrupsionit, kritereve ekonomike dhe për pakicat kombëtare. /Marrë nga A2 CNN/
KOHA JONË SONDAZH

