“Shteti po na hedh në rrugë”, qytetarët protestë në Shkozë për prishjen e banesave. Bllokohet trafiku (Video)

Protestuesit janë ulur këmbëkryq në rrugë tek ‘Ura e Shkozës’ dhe nuk kanë lejuar qarkullimin e automjeteve duke krijuar trafik.

‘Nëse mua shteti më jep hyrje unë nuk jam kundër urbanizimit të Tiranës, por jo duke më hedhur mua në rrugë”- thotë një nga protestueset me lot në sy.

Të paktën 153 banesa preken nga projekti i rehabilitimit të Lanës nga rrethrrotullimi në ‘Urën e Shkozës’. Banorët shprehen se presin përgjigje nga shteti për dëmshpërblim dhe nuk lëvizim nga ura deri në plotësimin e kërkesave të tyre.


/BalkanWeb
KOHA JONË SONDAZH

