Shteti sovran bektashi brenda Tiranës, pastori Akil Pano: Presidenti Begaj të mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë

Pastori Akil Pano i bën thirrje Presidentit Bajram Begaj të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të trajtuar çështjen e krijimit të shtetit sovran Bektashian në Tiranë. Ideja e Krijimit të shtetit Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi u publikua për herë të parë në gazetën ‘New York Times’ dhe pasqyron modelin e Vatikanit, duke i lejuar Urdhrit të veprojë në mënyrë të pavarur, në një territor rreth 27 hektarë brenda Tiranës.

“Kushtetuta jonë e ka të përkufizuar që Shqipëria është territor i pandarë. Duhet të ndryshojë Kushtetuta, prandaj kjo histori nuk përfundon brenda muajit apo 6 muajve. Nuk ka të bëjë vetëm me shkeljen e Kushtetutës, por është një ide për copëzimin e Shqipërisë. Krijohet një precedent tjetër, që nëse Shqipëria do të krijojë një shtet brenda territorit të saj, çfarë ndodh me jugun e Shqipërisë? Minoritarëve i lind e drejta që të kërkojnë ndarjen”, deklaroi Akil Pano në A2cnn.

“Cenimi i territorit është tradhti kombëtare! Duhet që të trajtohet nga komisione që merren direkt me sulmet ndaj Kushtetutës dhe Atdheut. Presidenti i Republikës duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për ta trajtuar këtë çështje. Me vendosjen e një shteti brenda shtetit, qoftë edhe fetar, hapet një paradigmë ndërkombëtare që e vendos Shqipërinë në një raport tjetër me Iranin dhe Turqinë, me vendet ku ka bektashianë. Në Iran janë me miliona bektashianë dhe qendra politike e kësaj popullsie vendoset në Shqipëri”, shtoi pastori Akil Pano.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?