Shtimi i rojeve bregdetare, ulet numri i jetëve të humbura
Fatkeqësisht jetët e humbura në plazhet e vendit nuk janë shmangur as këtë vit, por rritja e numrit të rojeve bregdetare në plazhet e vendit ka reduktuar ndjeshëm rastet e humbjeve të jetës si pasojë e mbytjes.
Për sekretarin e Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, Gent Lasku, problem mbeten plazhet publike për shkak të mungesës së rojeve bregdetare.
Prej vitit 2017, rreth 110 qytetarë shqiptarë dhe të huaj kanë humbur jetën si pasojë e mbytjeve në plazhet e vendit.
Numri i fataliteteve është reduktuar ndjeshëm duke u ulur në rreth pesëmbëdhjetë këtë vit.