Shtohen 3 lëndë me zgjedhje në provimet e Maturës Shtetërore

Në përfundim të shkollës së mesme, studentët në vend japin me detyrim tre provime: matematikë, gjuhë shqipe dhe letërsi dhe anglisht, niveli B1. Ndërsa përsa i përkiste provimeve me zgjedhje, kishin tetë mundësi.

Sipas një udhëzimi nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, numri i lëndëve që mund të jepen provim me zgjedhje shkon në njëmbëdhjetë.

Në listë janë shtuar Histori Baleti, Histori Muzike dhe Histori Arti. Pjesa tjetër e lëndëve mbetet e pandryshuar. Udhëzimin e plotë mund ta lexoni këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit janë publikuar programet orientuese të Maturës Shtetërore 2019 për të gjitha lëndët, me detyrim a me zgjedhje, me përjashtim të treshes së përmendur më sipër, për të cilat nuk ka ende një program.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?