Shtohen rastet e reja, mbi 35 mijë viktima nga Covid-19 në Itali
Aktualitet E Enjte, 16 Korrik 2020 18:00
Në 24 orët e fundit janë shënuar mbi 230 raste të reja me koronavirus në Itali, një rritje e shifrave krahasuar me ditën e djeshme (162).
Viktimat janë 20, edhe kjo shifër më e lartë sesa ajo e djeshmja, kur u shënuan 13 viktima nga Covid-19.
Rastet në total kanë shkuar në 243 736, ndërsa numri i viktimave i ka kaluar 35 000. Ndërkohë, të shëruarit në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë 230 persona.