Shtohen rojet te Ekonomiku, administratori: Të dënohen dhunuesit

Në sallën e ish-mensës tek Qyteti Studenti, kanë zhvilluar mësim studentët e Fakultetit të Ekonomisë, të degës Financë, ku janë bërë pjesë e mësimit dhe disa persona të panjohur, të cilët janë prezantuar si pjesë e një grupi tjetër studentësh. Këtu nisi pikënisja e grindjes, e cila vazhdoi më tej në shesh. Ngjarja ka ndodhur përballë Komisariatit të Policisë, rreth 30 metra larg nga vendi i ngjarjes. Nga ana tjetër, vetë studentët nuk kanë bërë denoncim.

Fakulteti i Ekonomisë pas konfliktit ka marrë masa. Në ambjentet e përkohshme, te auditorët e ish-mensës tek Qyteti Studenti, sallat e seminareve në Rezidencën e Qytetit Studentit dhe auditoret e godinës ”Iliria”. Për arsye sigurie, studenti do të lejohet të hyjë në këto ambjente vetëm kur paraqet Kartën e Studentit të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Nuk do të jetë më një roje sigurie private por dy të tillë. Si dhe është shtuar një punonjës i Administratës së Fakultetit, i cili do të jetë prezent në këto godina prej orës 8 të mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes, që studentët të adresojnë problemet.

Ermal Haxhiaj, administratori i Fakultetit të Ekonomisë, i është drejtuar me një shkresë zyrtare Policisë së Tiranës, ku i kërkon të gjejë përgjegjësit e sherrit të ndodhur dy ditë më parë. Në shkresë kërkohet që autorët që dhunuan studentët të dalin përpara përgjegjësisë ligjore. Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, reagoi për ngjarjen e rëndë në Qytetin Studenti, ndërsa ripërsëriti apelin për strukturat e policisë që të zbardhin këtë akt vandal. Sipas tij, personat në fjalë nuk janë studentë të klasës dhe ka bërë thirrjen që askush të mos guxojë që të prekë studentët. Kule ripërsëri apelin për strukturat e policisë që të zbardhin këtë akt vandal.

“Pasditen e së hënës gjatë zhvillimet të mësimit, një pedadoge e fakultetit tonë më ka sqaruar se janë futur në leksion dy djem që nuk kanë qenë pjesë e klasës dhe janë ulur në fund të klasës. Këtë dy djem grindeshin me njërin nga djemtë e grupit dhe vetë grupi i studentëve i kanë kërkuan pedagoges që të nxirren jashtë. Pasi kanë mbaruar mësimin në ambiente jashtme të godinës ka ndodhur një grindje. Ne si dekanat kemi marrë masat në mënyrë që të sigurohemi që përmes policisë, që studentët të mos guxojë kush t’i godasë, brenda ambienteve jo e jo por as jashtë në qytetin studenti. Ata që kanë guxuar të godasin studentët tanë duhet të përgjigjem patjetër para ligjit. Në ambientin kur ka ndodhur ngjarja është policia e qytetit studentit. Kudo ka roje në ambientet e brendshme, në ambiente e tjera janë me polici private. Ata nuk i ka dërguar kush aty. Vetë studentët nuk i kanë pranuar. Pedagogia iu ka thënë ju nuk jeni studentë këtu dhe vetë grupi nuk i ka pranuar të vazhdojnë mësimin dhe grupi i ka nxjerrë jashtë dhe pasi ka mbaruar mësimi ka ndodhur ngjarja. Më thonë se kanë qenë më shumë se dy veta. Studentët janë trajtuar te Trauma. Dua t’u sigurojë studentëve që mos t’i shkojë mendja askujt t’i dhunojë ata”.

SHKARKO APP