Shtohen të infektuarit me Covid në institucionet arsimore, bashkia e Korçës thirrje për edukatore
Bashkia e Korçës është e para në vend që po kërkon edukatorë vullnetarë për shkak se në kopshtet e qytetit janë shtuar rastet me Covid.
Bashkia në njoftimin zyrtar thotë se të gjithë edukatorët që kanë qenë pjesë e portalit “Mësues për Shqipërinë” të aplikojnë pranë këtij institucioni për tu bërë pjesë e stafeve të kopshteve.
Sipas Bashkisë eduktorët do të pajisen me dëshmi për cilësitë dhe profesionalizmin e treguar gjatë ushtrimit të profesionit për periudhën që do të punojnë./abcnews.al