Shtohet kërkesa për psikolog në Shqipëri, ja faktorët që kanë ndikuar

Pandemia dhe tërmeti i nëntorit të 2019 kanë shtuar problemet psikologjike duke rritur edhe nevojën e institucioneve private dhe publike për psikolog.

Valbona Tresa, Presidente e Urdhrit të Psikologut thotë se kërkesat janë shtuar më shumë gjatë viti të fundit.

“Individi ndihet i lodhur që në momentin e parë që shkon në punë, shkon pa energji në punë. E gjitha kjo përkthehet në një lodhje mendore dhe stres të shtuar gjatë gjithë kësaj periudhe. Edhe institucionet private po e kërkojnë së tepërmi prezencën e psikologut,” thotë Tresa.

Kompanitë me më shumë punonjës dhe që kanë punë me përgjegjësi të lartë, janë kryesisht ato që kërkojnë praninë e psikologut.

“Disa kohë më përpara DAP-i futi prezencën e psikologut në intervistat e punës. Gjithashtu është futur psikologu në procesin e vettingut, shkolla e magjistraturës prej vitesh ka futur domosdoshmërinë e psikologut,” tha Tresa.

Në vitin e pandemisë edhe psikologët në shkolla janë dyfishuar.

Shkodra i bashkohet “festës” në 460 qytete të botës

“Patëm një rritje të psikologëve në shkolla, kemi shtuar numrin e tyre në shkolla,” tha psikologia.

Shqetësimet më të shpeshta janë ato që lidhen me grupet e vogla mes kolegëve, por edhe stresi që mund të vijë edhe nga problemet familjare e që reflektohet në ambientin e punës.

“Gjatë këtij viti kanë qenë të shumta problematikat që nga konfliktet me partnerët nga qëndrimi në shtëpi, te menaxhimi i fëmijëve,” tha psikologia.

Valbona Tresa këshillon mediet të kërkojnë konsulta me psikologët, për shkak të punës së vështirë të gazetarëve.

“Gazetarët janë profesionistët që kanë më shumë nevojë për prezencën e psikologut. E para sepse janë në terren gjithë ditën, e dyta sepse kanë një trysni të të bërit lajm në kohë reale dhe kjo ndjesia që ti je gjatë gjithë kohës je në afat të caktuar padyshim që është stresuese dhe të lodh si individ,” tha Tresa.

Për një punë me më shumë rendiment dhe pa stres, psikologët këshillojnë më shumë aktivitete argëtuese me stafin dhe më shumë komunikim mes tyre.

SHKARKO APP