Shtrëngata dhe…./ Parashikimi i motit për sonte dhe nesër

Duke nisur nga pasditja e sotme dhe nesër, vendi ynë do të përfshihet sërish nga reshje shiu, shoqëruar me shtrëngata dhe rrufe në disa zona.
Sipas IGJEUM, temperaturat të dielën nuk do t’i kalojnë 26 gradët.

Parashikimi:

Sot pasdite (e shtunë, dt.13) dhe nesër (e diel, dt.14) priten reshje të dobëta dhe mesatare në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë pasditeve në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe), më të mundshme në fund të ditës së sotme dhe në fillim të ditës së nesërme.

Swiss Digital Mobile Reklama

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 25 °C

në vendet e ulëta: 19 / 26 °C

në vendet malore: 14 / 21 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.13) dhe nesër (e diel, dt.14) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe në disa qarqe (kryesisht bregdetare dhe jugore) pritet të fryjë deri e fortë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?