Shtrëngim duarsh mes rivalëve në bashkinë e Memaliajt

Në Bashkinë e Memaliajt të djathtët rifitojnë çelësat e bashkisë pas 12 viteve. Albert Malaj kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” hyri këtë të premte në zyrën e lënë prej kryetarit në ikje, Gjolek Guci nga PS-ja.

Guci e ka përcjellë prej sallës ku u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak e deri tek zyra duke ia dorëzuar detyrën kundërshtarit politik.

Ky është një mesazh harmonie për votuesit, që u përcoll dhe nga kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Memaliajt Albert Malaj.

SHKARKO APP