Shtrenjtimi i druve për zjarr, banorët kthejnë sytë nga gazi
Aktualitet E Diel, 9 Tetor 2022 13:07
Banorët e Bulqizës këtë dimër do ta kenë edhe më të vështirë për tu ngrohur, kjo pasi çmimi i druve të zjarrit ka pësuar rritje. Nga 3200 lekë që blihej 1 metër kub vjet, këtë vit blihet me 4200 lekë. Banorët thonë se në këtë kohë krize e kanë shumë të vështirë, në mos të pamundur, për tu ngrohur. Dimri është i egër dhe veç ngrohjes me dru zjarri s’ka alternative tjetër ndaj zgjidhja shpesh është vetëm borxhi.
KOHA JONË SONDAZH

