Shtrenjtimi i energjisë për furrat, shoqata kundër fashës së re: Kemi 3 kërkesa
Shtrenjtimi i energjisë për furrat ka sjellë reagimin e shoqatës. Furrat që prodhojnë produkte të tjera përveç bukës kanë marrë kërkesë nga OSHEE dhe Enti Rregullator i Energjisë që të paguajnë tarifa energjie si çdo biznes tjetër. Ata kanë tre kërkesa, për furrat e bukës që shesin vetëm bukë çmimi të mbetet i subvencionuari 7.6 lekë për kW, për furrat e bukës që shesin edhe produkte pastiçerie, veç bukës, të kenë një çmim alternativ prej 9.5 lekë për kW dhe subjektet që shesin dhe prodhojnë produkte pastiçerie dhe produkte të tjera brumi, por jo bukë të tarifohen me çmimin 140 lekë për kW.