Shtrohet në spital Kryepeshkopi Anastas, probleme me zemrën

Bëhet me dije se pasditen e së premtes, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, u shtrua në spital, për shkak të shqetësimeve kardiake. Pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës, por njoftohet se “brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave. Lavdi Zotit, sot, ditën e shtunë, shëndeti i tij paraqitet veçanërisht i kënaqshëm. Mjekët e informuan se brenda dy ditësh do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepiskopatë”, thuhet në reagimin e Kishës.

SHKARKO APP