Shtuni: Venezuela po shkërmoqet, Maduron e kapën me shapka

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Artan Shtuni

Maduro ka 13 vjet në pushtet, që nga vdekja e Hugo Chaves. Ka vjedhur dy palë zgjedhje në 2018 dhe 2024, por pavarësisht se ishte uzurpues i pushtetit, diktator që i ktheu 8 milionë venezuelianë në refugjatë, operacioni që pamë nuk kishte të bënte me aktivitetin e tij politik, por me aktivitetin e tij criminal, të paktën në bazë të informacionit që shpërndajnë autoritetet që e kanë kryer këtë operacion dhe mënyrën si e kanë interpretuar, motivet që kanë shtyrë për këtë operacion. Ka një akuzë mjaft të detajuar. Urdhër-arresti ka pasur 50 milionë dollarë shpërblim për arrestimin e tij nga disa presidentë. Edhe Bideni ka pasur po të njëjtën gjë, ka qenë 25 milionë, pastaj është dyfishuar në 50 milionë me ardhjen e Presidentit Trump për mandatin e tij të dytë. Pra, nuk është diçka politike brenda Shteteve të Bashkuara”, tha Shtuni.

Është një prioritet i Shteteve të Bashkuara i cili nuk është politik, i tejkalon interesat apo axhendat politike partiake apo presidenciale dhe ka të bëjë me impaktin e shumëfishtë negativ që ka aktiviteti i Maduros në interesat strategjike dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Sepse po të lexojmë aktakuzën, jemi duke folur për miliona, mijëra tonelata të lëndës narkotike dhe të armëve që janë targuar nga Shtetet e Bashkuara, janë trafikuar, pastaj ke larje parash nga një person i cili pretendohet se është lideri i një karteli. Tani këto janë që të gjitha të pretenduara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet që të shkojë përpara gjykatësit dhe drejtësia të japë fjalën e saj. Ka dhe një komponent tjetër leximi në aspektin më të gjerë rajonal dhe gjeopolitik. Po flas në aspektin global. Venezuela është një vend shumë i madh. Venezuela është si të themi Gjermania dhe Franca të marra bashkë në terren. Në total është vendi numër një me rezervat më të mëdhaja të provuara të naftës në botë. Pra, është gjigant në atë aspekt, por në aspektin e prodhimit është liliput sepse i ka rezervat dhe ka një lloj nafte e cila nuk është shumë e dëshirueshme, është e rëndë, nuk është nga ato që kanë në Lindjen e Mesme, që janë më të dëshiruara. Aty ka interes për naftën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk diskutohet se po ta shikoni fjalimin që dha, kryefjala që u përdor nga presidenti Trump ishte nafta. Por, shkon përtej kësaj, sepse të gjithë investimet amerikane që janë shtetëzuar nga Venezuela kanë qenë investime amerikane. Pra, ka një padrejtësi që është bërë me shtetëzimin e atyre investimeve amerikane. Por, kjo është tjetër gjë. Tani, ta lidhim me komponentin rajonal dhe më të gjerë global sepse ka disa. Ky është tridimensional, është një çështje mjaft komplekse tredimensionale. Ke komponentin rajonal sepse Venezuela mban Kubën. Kuba ka dërguar mjekë, inxhinierë e kështu me radhë. Pra, ka pasur një komponent rajonal dhe tani do të shikojmë se çfarë do ndodhi me Kubën.

A do bjerë Kuba apo jo dhe do të shikojmë se çfarë do ndodhi edhe në vendet e tjera përreth. Po flas për Kolumbinë. Ka pasur fjalë edhe për Kolumbinë. Presidenti Trump e ka përmendur. Kina dhe Rusia kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë disa masha dhe leva që i përdorin nëpër botë si kundërpeshë të lojës gjeopolitike që bëjnë. Venezuela ishte njëra prej tyre dhe akoma është. Kemi edhe Sirinë, Kubën e Iranin. Siria ra, Rusia nuk e mbajti. Venezuela duket se po shkërmoqet, ta marrësh për 4 orë Presidentin dhe të mos bësh asgjë… E morën me shapka dhe e çuan para drejtësisë. Imagjino çfarë niveli inteligjence, ndërkohë që kur u arrestua Maduro kishte shkuar atje një delegacion kinez për ta takuar. Domethënë, kinezët nuk kanë inteligjencë të mjaftueshme për të kuptuar se çfarë po ndodh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?