Shtyhen hetimet për 613 kg kokainë

Prokuroria për Krimet e Rënda, zgjat me 3 muaj afatet e hetimeve për dosjen e 613 kilogrameve kokainë të kapur shkurtin e kaluar në Maminas. Kështu, prokuroria kërkon 3 muaj shtesë për hetimet ndaj Armando Pezakut, shoferit të kamionit dhe menaxherit të firmës “Arbi Garden”, Donaldo Lushaj.

Krimet e Rënda kanë dërguar letërporosi sërish në Gjermani për marrjen e deklarimeve të Arbër Çekajt, ndërsa kërkesa për ekstradimin e tij në Tiranë ende nuk ka marrë përgjigje. Afati për këto hetime, skadoi ditën e djeshme, me 28 shkurt. Kokaina me vlerë 180 milion euro u nis me një kontenier nga Kolumbia dhe mbërriti më date 19 Shkurt të vitit 2018 në portin e Durrësit.

Kontenieri u mbajt disa ditë nën vëzhgim deri kur ngarkesa u mor në dorëzim nga “ArbiGarden”, kompani e cila kishte porositur banane. Droga ishte fshehur ne 528 pako të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?