Shtyhet afati për regjitrimin e diasporës për zgjedhjet e 11 majit

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për media ka deklaruar se data 9 mars mund të jetë afati i fundit për regjistrimin e diasporër, pasi duhet shpallur lista paraprake. Kjo deklaratë vjen pas kërkesës së PD-së për shtyrjen e afatit për regjistrimin e diasporës për të mos përfunduar më 4 mars.

Celibashi tha deri më 9 mars mund të diskutohet për afate të tjera, por pa një amendim ligjor, nuk mund të ketë shtyrje përtej kësaj date. Ai shtoi se PS nuk ka qenë dakord me këtë kërkesë, duke argumentuar se data 4 është afati i njohur nga të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?