Shtyhet dëshmia e Allxhakës, gruas që quajti “mjekërcjepër” të akuzuarit

Gjyqtarët nuk kanë mundur të marrin sot dëshminë e Nazmie Allxhakës.

Ajo është thirrur për të dëshmuar në procesin ndaj 9 të akuzuarve për terrorizëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Por të pandehurit kanë kërkuar sot në seancë që dëshmitarja Allxhakaj të kërkojë falje për fyerjet që u bëri atyre në seancën e kaluar, gjë që nuk u realizua dhe seanca dështoi.

Allxhaka i ka quajtur mjekërcjepër të akuzuarit për terrorizëm, në një seancë më parë çka solli tension në sallë dhe gjyqi u ndërpre më pas.

Nazmie Allxhaka akuzon ish – imamin e xhamisë së Mzezit, Bujar Hysa se i ka dërguar bashkëshortin në Siri, duke i paguar edhe biletën e udhëtimit.

Sipas tij, Hysa e kishte mashtruar të shoqin e saj duke i thënë se do ta dërgonte për një rit fetar në Siri.

SHKARKO APP