Shtyhet gjyqi i themelit për Ilir Metën, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Gjyqi i themelit për ish-presidentin Ilir Meta është shtyrë për më 24 shtator, ora 10:00.

Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Rudina Palloj. Në sallën e gjyqit ishte edhe avokati i kreut të PL-së.

Gjykata u shpreh se gjyqi nuk mund të vazhdonte, pasi mungonte një nga anëtarët e trupës gjyqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në momentin që gjykata vendosi shtyrjen e gjyqit, Ilir Meta deklaroi se nuk i janë vënë në dispozicion të gjithë fashikujt. “Nuk më janë vendosur dhe 77 fashikuj të tjerë”, mësohet të ketë thënë Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?