Shtyhet konkursi për Gradat në Policinë e Shtetit

Është shtyrë testimi i kandidatëve që konkurrojnë për të marrë gradën Komisar në Policinë e Shtetit. Shtyrja erdhi për arsye të riformatimit të pyetjeve dhe procedurës. Testimi i kandidatëve do të ketë dy faza dhe do të realizohet brenda ditës. Testi përmban 100 pyetje, nga të cilat 40 pyetje me alternative dhe 60 pyetje me shkrim, me shtjellim.

Dy ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu anuloi testin me shkrim për rreth 400 efektivë që konkuruan për gradën komisar. Vendimi u mor pas akuzave për manipulime me tezën e provimit, çka është bërë edhe objekt i hetimeve nga SHCBA në Ministrisë e Brendshme.

Ditën e testimit disa nga pjesëmarrësit kanë konstatuar se më shumë se 100 kandidatë kishin dhënë përgjigje të njëjta në mënyrë të pashpjegueshme. Ndërkohë dyshime janë hedhur edhe për konkurrsin e gradës kryekomisar, ku kanë marrë pjesë 230 pretendentë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas denoncuesve numri i pikëve që janë llogaritur për pyetjet me shkrim është 60 nga 100 të mundshme duke lënë shumë pak mundësi për testin psikologjik dhe atë verbal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?