Shtyhet mbledhja e Komisionit të Ligjeve, do të rimblidhet sot pasdite, PS: Pragu zgjedhor 2% është shumë i ulët

Komisioni i Ligjeve do të rimblidhet sot pasdite në orën 18:00 për të diskutuar projektligjin e opozitës parlamentare për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve.

Në fakt mbledhja e sotme u përfshi nga diskutimet e propozimit të grupit parlamentar demokrat për një ulje të pragut zgjedhor në 2%. Ishte Korab Lita që dha propozimin teksa nga PS, Klotilda Bushka e ka komentuar këtë nivel pragu si shumë të ulët.

“Në lidhje me propozimin për amendim të nenit 1, edhe duke ju referuar edhe eskpertëve dhe diskutantëve. Pragu 5% konsiderohet frenues. Por 2% është një çështje që ka nevojë për diskutim të përbashkët të relatorëve. Duhet analizë, pse arrihet në këtë nivel dhe jo në një tjetër. Mua më duket nivel i ulët lidhur me propozimin që kemi marrë në fillim për pragun elektoral 5%”, tha Bushka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?