Shtyhet me 30 ditë afati i transmetimeve analoge, kalimi në digjital bëhet në tetor
Shtyhet me 30 ditë, deri në fund të shtatorit, fikja e transmetimeve analoge në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Kalimi në digjital ishte parashikuar të niste me 1 shtator.
Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga Bordi i AMA-s pas një sondazhi të kryer sipas të cilit ende një numër shumë i madh qytetarësh vazhdojnë të shikojnë transmetimet analoge.
“Bordi i AMA-s vlerëson se shtyrja me katër javë u krijon mundësi qytetarëve të marrin masa që të përfitojnë nga shërbimet audiovizive dhe do tu jepet mundësia operatorëve të realiziojnë në mënyrë sa më profesionale shitjen kundrejt qytetarëve. Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët sepse shtyrjet e herëpashershme krijojnë një lloj konfuzioni”, deklaroi Sala.
Kryetari i AMA-s, në një konferencë për mediat kërkoi që operatorët ekonomik në treg që tregtojnë dekoderat të japin informacion në mënyrë të përsëritur lidhur me sasinë e dekoderave që disponojnë.
Gentian Sala gjithashtu kërkoi nga operatorët privatë kombëtarë që ende nuk mbulojnë me sinjal bashkitë Sarandë dhe Himarë në qarkun e Vlorës të marrin masa të menjëhershme për shtrimin e infrastrukturës dixhitale.
KOHA JONË SONDAZH

