Shtyhet në GJKKO seanca ndaj Fatmir Mediut, ish-ministri nuk ishte i pranishëm në gjyq

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën për masakrën e Gërdecit, ndërsa kësaj radhe shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një prej ekspertëve. Eksperti Ymer Stafa kishte njoftuar gjykatën se mungonte për arsye shëndetësore, por prokurori Klodian Braho dhe avokati i Mediut kërkuan praninë e tij.

Vetë ish-ministri i Mbrojtjes mungoi seancë, ndërsa nuk ishte paraqitur as avokati i tij Ardian Visha. Mediu u përfaqësua vetëm nga avokati Henrik Ligori, pas kërkesës së prokurorit Braho që seanca të vazhdonte në mungesë të Mediut.

Në sekretarinë e gjykatës ishin paraqitur 114 pyetje me shkrim, pasi gjykata vendosi në seancën e kaluar që mbrojtja t’i paraqesë pyetjet për ekspertët.

SHKARKO APP