Shtyhet për në 30 korrik seanca gjyqësore e Dritan Dajtit

Shtyhet seanca gjyqësore e Dritan Dajtit për më datë 30 korrik ora 9:00. Kjo seancë është shoqëruar me debate sa i takon palës së akuzuar me përfaqësuesen e IEVP Peqin, akuza qe i dënuari Dajti dhe avokatët e tij kanë ngritur është se IEVP Peqin është duke fshehur shkresa dhe me vetëdije është duke krijuar arsye për të vonuar dhe zgjatur seancat gjyqsore.

Në seancen e rradhës gjykata kërkoj nga përfaqësues së IEVP Peqin llogaritjen e kohës së dënimit të Dritan Dajtit, por kjo e fundit u shpreh se e kanë të pamundur pasi gjatë kohës së arrestimit të tij më 2009 e deri më 2024 i akuzuari ka pasur një sër ndryshimesh ligjore, nga ai i burgimit të përjetshëm deri tek bashkimi i dënimeve me 25 vite burg. Pala mbrojtes i është drejtuar përfaqësueses së IEVP Pëqin se me cfarë vendimi është mbajtur në burg i dënuar Dritan Dajti para vendimit të Gjykatës së Lartë.

Përfaqësuesja e IEVP Peqin është shprehur se deri më tani nuk ka pasur asnjë shkresë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve apo Ministria e Drejtësisë që kërkon lirimin nga qelia e të dënuarit Dajti. Gjyqtarja Suela Lika ku është shprehur përfaqësueses IEVP Peqin se të mos intepretoj dënimet e dhëna por të numëroj në formë matematikore vendimet.

SHKARKO APP