Shtyhet për në datën 29 janar seanca për dosjen 184 të vjedhjes së votave. PD kërkesë për t’u njohur me detajet e çështjes

Është shtyrë për në datën 29 janar 2021, seanca në ngarkim të 4 të akuzuarve për dosjen e bujshme “184”. Katër të pandehurit akuzohen për shit-blerje të votave. Në mesin e të pandehurve ka edhe ish-zyrtarë të lartë në Dibër, të dyshuar të përfshirë në vjedhjen e votave për zgjedhjet lokale të vitit 2016.

Në seancën e sotme nuk kanë qenë të pranishëm të gjitha palët. Partia Demokratike ka bërë kërksë pranë Gjykatës së Dibrës, që të njihet me dosjet. U shqyrtua kërkesa e PD-së për faktin se janë pushuar hetimet për disa persona.

SHKARKO APP