Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi
Seanca gjyqësore e ish-drejtorit të TVSH-së, Thoma Gëlllçin është shtyrë.
SPAK thotë se ka kërkuar informacione për tendera të tjerë të zhvilluar gjatë viteve të fundit, por pa dhënë informacion nëse janë zbuluar fakte penale.
Seanca ndaj Gëllçit është shtyrë për të martën, datë 14 dhjetor, ku do të paraqitet edhe mbrojtja ndaj tij.
Avokati Dorjan Matlija thotë se zgjerimi i hetimeve është tregues kryesor që hetimi për tenderin e parë ka dështuar.