Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për Fredi Belerin

Seanca në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri është shtyre. Shkak mësohet se është bërë mungesa e avokatit mbrojtës.

Ndërkohë seanca e radhës është caktuar në për 14 qershor në orën 10:00 Fredi Beleri kërkon pafajësi për dënimin me dy vite burg për blerje votash.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë ka pretenduar që nga fillimi i procesit e deri më sot se kjo çështje është politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve lokale me akuzën se përmes bashkëpunëtorit, Pandeli Kokaveshi, ofroi 40 mijë lekë për tetë vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?