Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese për Butrintin

Është shtyrë seanca për Parkun Kombëtar të Butrintit në Gjykatën Kushtetuese.

Seanca ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme, pas një padie të bërë nga një grup deputetësh të opozitës, të cilët janë kundër dhënies me koncesion të kësaj trashëgimie kulturore.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në një komunikim për mediat nga jashtë Gjykatës Kushtetuese, më herët tha se nga ky projekt ka 13 shkelje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Palët e përfaqësuara në Gjykatë ishim të gjithë, pavarësisht se niveli i përfaqësimit të Këshillit të Ministrave dhe Fondacionit nuk ishte në nivelin që prisja. Ajo që çmoi gjykata është që unë si deputete përfaqësues bashkë me avokatin nuk ishim të legjitimuar për të përfaqësuar 36 deputetët firmëtarë. Këtu ka një të pavërtetë sepse unë i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese me emrin tim personal me 7 kërkesa të tjera dhe më kishin njohur si subjekt të legjitimuar për të përfaqësuar deputetët. Ata kanë vendosur që prej çështjes për ndërtimet pa leje një standard të ri. Unë i shtrova Gjykatës Kushtetuese dhe pyetjen se çfarë bëhet sepse 36 deputetë kanë firmosur dhe 5 kanë lënë mandatet. Seanca e radhës u la më 11 korrik në orën 10 ku shpresojmë se nuk do kemi më probleme të tilla”, tha Zhupa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca e radhës do të mbahet më 11 korrik në orën 10:00.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?