Shtyhet seanca për ish-policin që vrau Klodian Rashën
Është shtyrë për datën 1 korrik seanca për Nevaldo Hajdarajn, ish-polici i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatit, Adriatik Cama, i cili u plagos në ngjarjen e dy javëve më parë pranë gjykatës së kryeqytetit, ku u vra Kudret Saliaj. Në seancën e sotme në Gjykatën e Tiranës pritej që të dëgjoheshin konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes. Prokuroria kërkoi deklarimin e fajshëm dhe dënimin e tij me 13 vjet e 4 muaj burg.