Shtyhet seanca për Shukri Xhelilin- Pezullohen afatet e paraburgimit deri me 17 nëntor
Shtyhet seanca e parë gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili.
Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit të Xhelilit Genc Gjokutaj.
Në seancë nuk ishte i pranishëm as Xhelili, pasi kishte refuzuar të ishte prezent pa praninë e avokatit.
Mësohet se Xhelili i ishte drejtuar Gjykatës me një shkresë, ku donte të përfaqësohej nga avokati, por edhe ky i fundit nuk u paraqit.
Në këtë mënyrë Gjykata e Krimeve të Rënda ka pezulluar afatet e paraburgimit deri me datë 17 nëntor, kur edhe do të zhvillohet seanca e rradhës.
Xhelili akuzohet për korrupsion pasiv.
Shukri Xhelili është marrë i pandehur me akuzën e korrupsionit pasiv pas videooskandalit seksual të publikuar në media pak muaj me pare.
KOHA JONË SONDAZH

