Shtyhet sërish gjyqi ndaj Habiljave
Shtyhet për të dytën herë seanca gjyqësore ndaj anëtarëve të grupit të Habilajve, arrestuar nga Amtimafia Italiane gjatë operacionit “Rosa dei venti”ekzekutuar në 14 tetor të 2017. Seanca gjyqësore e parashikuar të zhvillohej më datë 16 nëntor është shtyrë përsëri për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të trupit gjykues. Gjykata e Katanias ka vendosur që seanca e re qjyqësore të zhvillohet më datë 10 dhjetor 2018.
Anëtarët e grupi të trafikantëve italo-shqiptar, drejtuar nga vëllezërit Moisi e Florian Habilaj akuzohen nga Prokuroria e Antimafias së Katanias për pjesëmarrje në aktivitet të strukturuar kriminal, trafik droge dhe trafik armësh nga Shqipëria drejt Italisë në vlerë 20 milionë euro.
Kujtojmë se seanca e parë gjyqësore ndaj bandës së Habilajve u zhvillua më 31 maj të 2018, ku avokatët e të arrestuarve kërkuan gjykim me ri të shkurtuar, kërkesë kjo e pranuar nga trupi gjykues i cili vendosi datën 26 shtator si ditën e nisjes së procesit gjyqësor. Më 26 shtator seanca gjyqësore ka zgjatur vetëm pak minuta pasi Prokurori i çështjes Habilaj ka kërkuar kohë për përgatitjen e akuzës së tij, e cila pritej të lexohej në sallën e gjyqit, Data e seancës së radhës u vendos të jetë më 16 nëntor.
Është pra hera e dytë që shtyhet nisja e procesit gjyqësor ndaj grupti të Habilajve. Në komunikimet e mëparshme të Ora News me avokatin mbrojtës të Moisi Habilaj, ka konfirmuar se klienti i tij është marrë vetëm një herë në pyetje nga prokurorët shqiptarë dhe kjo është bërë më datë 30 maj 2018, ku ka sqaruar të gjitha pikat e kërkuar nga prokurorët.
Gjithashtu avokati i shqiptarit Nezar Seitaj i konsideruar si financieri i këtijgrupi trafikantësh ka konfirmuar për Ora News se klienti i tij ndodhet në gjëndje “arresti shtëpiak” i mbikqyrur me pajisjen elektronike. Me kërkesë të gjykatëses Loredana V.K Pezzini e dorëzuar në Prokurorinë e Katanias më 29/7/2017 dhe e firmosur nga ky institucion më 13 tetor 2017 në kuadër të operacionit “Rosa Dei venti” është kërkuar arrestimi ndaj:
Moisi Habilaj
Antonino Reila
Angelo Busacca
Nezar Seiti
Maridian Sulaj
Armando Sulaj
Tigrens Mezuraj
Sabaudin Celaj
Florian Habilaj
Fatmir Minaj
Gianluca Passavanti
Vincenzo Spampinato
KOHA JONË SONDAZH

