Shtyhet sërish gjyqi ndaj Rroshit, ndryshon avokati

Për herë të dytë, Gjykata e ka shtyrë seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi. Ai akuzohet për falsifikimin e formularëve, vulave dhe stampave me formularin e dekriminalizimit. Kjo është hera e dytë që shtyhet seanca.

Këtë herë shkak për shtyrjen e seancës ka qenë kërkesa e avokatit Drilom Cani. Avokati kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen, pasi sipas tij ka qenë një tjetër avokat më parë. Në seancën e parë avokat i Rroshit ishte Maks Haxhia.

Gjykata pranoi kërkesën për shtyrje me 1 javë seancën. Pak kohë më parë Prokuroria e kishte referuar për gjykim dosjen e Rroshit, i cili akuzohet për fshehjen e një dënimi penal në Itali

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?