Shtyhet sërish gjyqi ndaj Saimir Tahirit
Aktualitet E Enjte, 28 Maj 2020 09:41
Gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri u shty sërish dhe data e ardhshme do jetë 11 qershori ora 10:00.
Shkak i shtyrjes së seancës ishte fakti se Tahiri nuk ishte njoftuar personalisht për procesin, por vetëm avokati i tij, Maks Haxhia. Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mos njoftimi në mënyrën e duhur i Tahirit.