Shtyhet sërish gjyqi për 7-vjeçaren, gjyshi i Jonadës: Diçka po luhet

Edhe njëherë tjetër është shtyrë gjyqi për Jonada Avdia, e cila humbi jetën një vit më parë në Potam, pasi u përplas nga skafi që drejtonte ish-efektivi i policisë Arjan Tase.
Gjyshi i 7-vjeçares ka deklaruar se kanë pasur shpresa te drejtësia, por pas kësaj seance, deklaron se diçka po luhet.

”Kemi pasur shpresë te drejtësia. Dyshojmë se diçka po luhet nga segmente të pushtetit. Që nga 10 korriku ndërrohen prokurorët, kemi dyshim se drejtësia mban erë. Duam drejtësi nga gjykatat shqiptare, që kjo ngjarje të mos përsëritet. Çështja po rrëshqet në honet e llumit të drejtësisë”, tha gjyshi i vogëlushes.

Për këtë ngjarje janë mbajtur edhe protesta në Tiranë, dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, pasi fajtor i vetëm nuk është vetëm Tase që po drejtonte skafin që i mori jetën në moshën 7-vjeçare Jonadës, që sot është bërë një ëngjëll. Familja e saj kishte ardhur nga Britania në verën e 2022, por u kthyen pa Jonadën, dhe morën me vete dhimbjen e madhe.

SHKARKO APP