FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit

Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë edhe njëherë procesin ndaj të akuzuarve për inceneratorin e Elbasanit.

Seanca e së premtes u ndërpre për shkak të mosnjoftimit të të pandehurës Jonida Zeqo. E pandehura Zeqo qëndron në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por policia njoftonte gjykatën se nuk kishte mundur të gjente banesën e saj.

Në seancë u relatua se Interpol Tirana ka njoftuar gjykatën se dy biznesmenet e inceneratorëve Stela Guallja dhe Mirel Mërtiri janë lokalizuar në Austri dhe se për të dy Ministria e Drejtësisë ka dërguar kërkesë për ekstradim, ndërsa nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e Klodian Zotos. Seanca e radhës u caktua në 20 prill, ora 09:30.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?