Shtyhet sërish seanca për Paplekajn, i akuzuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
Sot është mbajtur seanca e radhës e Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan.
Për shkak se mungonin një pjesë e të pandehurve është shtyrë seanca përsëri. Sot ishte lajmëruar se do të shikohej eksperimenti hetimor të armës së Paplekaj për të parë se nga cila anë nxjerr gëzhojat arma e tij dhe për të përcaktuar gabimet që eksperti kriminalistikës mund të ketë bërë gjatë ekspertimit të vëndit ngjarjes.
Ekspertiza për armën e Paplekajt për të parë se nga i nxjerr gëzhojat është bërë në datë 2 qershor në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe sot u është dorëzuar CD me eksperimentin por është thyer gjatë transportit për në gjykatë ç’ka ka bërë që gjykata të kërkoj CD tjetër të eksperimentit.
KOHA JONË SONDAZH

