Shtypi fëmijën 3 vjeç me makinë, Franko Otobashi pranon: Isha i droguar
Në polici 21-vjeçari tregoi se kishte përdorur hashash dhe nuk kishte kuptuar sesi makina i kishte dalë jashtë kontrollit. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Freskut, në Tiranë.
Fëmija sapo kishte dalë nga një market bashkë me familjen e saj dhe po ecte në trotuar. Në atë moment makina ka hipur në trotuar duke lënë të vdekur fëmijën.
“Nuk e di se si ndodhi që më iku timoni në një moment. E humba drejtimin e makinës.
Por aty ku po kalonin personat që përplasa, ndodhet një mur që më pengoi pamjen dhe nuk i kam parë që ishin aty. Jam edhe vetë i tronditur nga ajo që kam bërë”,- ka thënë Otobashi në polici.
KOHA JONË SONDAZH

