Shtyrja dëshmia e Nezer Seitajt, Çollaku: Do shkaktonte temperaturë të madhe në Tiranë
Gazetari Basri Çollaku i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se gjyqi ndaj financierit të grupit të trafikut të drogës së Habilajve, Nezer Seitaj, duke shtuar se dëshmia e tij do të shkaktonte “temperaturë të lartë” në Tiranë.
Çollaku: Ka dy arsye përse zhvendoset një i pandehur në Romë. Për një dosje tjetër hetimore ose për një marrëveshje me drejtësinë. Këto janë dy arsyet.
Ka episode të tjera të trafikut të drogës me Shqipërinë, dosje e cila nuk ka mbërritur në Tiranë. Është një histori më e rëndë nga ajo që ka ardhur deri më tani dhe kjo është arsye kryesore pse është shtyrë ajo që do të ndodhte sot.
Ajo që do të dilte nga kjo bisedë shkaktonte një temperaturë të nxehtë në Tiranë për emra që nuk kanë dalë.
Unë them që ka aktorë nga Tirana të pushtetit që janë angazhuar dhe investuar që gjërat të mos ndodhin sot.
KOHA JONË SONDAZH

