Shtyrja e zgjedhjeve, Konstitucionalisti: Venecia s’e mori parasysh situatën

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj, shprehet se Komisioni i Venecias nuk e ka marrë parasysh situatën ku ndodhej Shqipëria kur ka dhënë opinionin në lidhje me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. “Komisioni i Venecias nuk mundet t’i shmangej situatës ku ndodhej Shqipëria. Ai komision nuk varet nga ne, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, është organ këshillimor. Mund të përbëjë pozitivitet por edhe negativitet në vendet e tjera, për shkak të negativitetit në Shqipëri. Koncepti i tejkalueshmërisë së tagrit të Presidentit. Në pikëpamje formale thuhet se i takon të nxjerrë dekrete, e mira apo e keqja, kjo varet. Kuvendi ka ngatërruar, në vend që formalisht Presidenti e ka të drejtën për një dekret, janë marrë me përmbajtjen”,-tha ai në ”Report Tv”.

SHKARKO APP