
Një familje shqiptare është shuar për shkak të rrjedhjes së monoksidit të karbonit nga kaldaja. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Itali. Katër anëtarë të familjes Kola, Arti dhe Jonida, prindërit e Hajdarit 22 vjeç dhe të miturës Xhesika, vetëm 15 vjeç janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre në zonën e Pianna di Luca. Miku i ngushtë i Hajdar Kolës, Ernest Çela ka rrëfyer çastet e fundit kur mbërriti në banesë bashkë më vëllanë e kryefamiljarit.
”Nuk dinim defekt për kaldajën. Xhaxhi i tij shpërtheu derën, pastaj shkuam te kati i dytë dhe aty i pamë të katërt përtokë. Sa hyra kemi parë që kishin puls, Darion dhe babi i tij ishin gjallë. Kemi provuar gjithçka që mund të bënim për t’i zgjuar, deri sa aty xhaxhit të tij i ra të fikët.
Më pas edhe unë patra probleme, dhe dolëm jashtë se filluam të kishim gjendje të fikti edhe ne. Kemi qëndruar aty brenda 10 minuta. Nuk i ngrinim dot trupat, sepse nuk e dinim çfarë kishte ndodhur. Gjendja shëndetësore e xhaxhit të tyre është jashtë rrezikut tani për jetën.
Darion njihemi prej vitesh, jemi të gjithë shqiptarë këtu. E kam pasur për një vit e gjysmë si komshi. Ai ishte një djalë shumë punëtor, punonte si elektricist. Sa e kishin blerë shtëpinë, 6 muaj kishin që ishin futur në shtëpi. Çdo fundjavë ishin duke rregulluar shtëpinë, ishin krenar për hapin që kishin bërë. Shtëpinë e kishin si objektiv. Pas tragjedisë gjithë komuniteti shqiptarë kanë ardhur këtu, jemi tronditur të gjithë”, u shpreh ai.
