Shuhet Abaz Hoxha, historiani i kinematografisë shqiptare

Është ndarë nga jeta Abaz Hoxha, një nga figurat më të rëndësishme të studimit dhe historisë së kinematografisë shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në dokumentimin dhe promovimin e filmit shqiptar.

Hoxha i kushtoi gjithë jetën kërkimit, analizës dhe pasurimit të kulturës kinematografike, duke botuar 23 libra dhe duke hartuar Enciklopedinë e parë të Kinematografisë Shqiptare, një vepër themelore për historinë dhe kujtesën kulturore të vendit. Për 17 vite ai drejtoi Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ku dha një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen, sistemimin dhe zhvillimin e fondit filmik shqiptar, duke u konsideruar një nga drejtuesit më me ndikim të këtij institucioni.

Vetëm pak muaj më parë, në dhjetor 2025, Abaz Hoxha u nderua me Urdhrin e Skënderbeut, si vlerësim për kontributin e tij të gjatë dhe të çmuar në fushën e kulturës dhe artit. Figura dhe vepra e tij në mbrojtje të trashëgimisë së filmit shqiptar dhe në evidentimin e personaliteteve të kinemasë do të mbetet një referencë e rëndësishme për studiuesit dhe brezat e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe komunitetin e artistëve dhe studiuesve të kulturës shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?