Shuhet Donald Rumsfeld/ Mediu: Shtetar i jashtëzakonshëm, mik i shqiptarëve

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta e ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld. Ai thotë se Rumsfeld ka qenë mbështetës kryesor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, si dhe shtytësi kryesor për vizitën e Presidentit Bush në Tiranë.

Postimi i plotë

Ndarja nga jete e ish-Sekretarit Amerikan te Mbrojtjes Donald Rumsfeld eshte nje humbje e rende jo vetem per bashkeshorten e tij Joyce dhe familjen, per SHBA qe humben nje shtetar te jashtezakonshem por dhe per shqiptaret te cilet humben nje mik te jashtezakonshem.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretari Rumsfeld ka qene mbeshtetes kryesor i antaresimit te Shqiperise ne NATO, si dhe shtytesi kryesor per viziten e Presidentit Bush me Tirane. Sekretari Rumsfeld e vizitoj Tiranen jo vetem si Sekretar i Mbrojtjes por dhe si mik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam pas nderin te punoj dhe te jem mik i tij, ta vazhdonim kete miqesi edhe mbasi nuk ishim me ne detyrat tona perkatese te mbrojtjes, ta mireprisja si sot 9 vjet me pare ne vitin 2013 kur u dekorua dhe nga Presidenti Nishani me urdherin e larte te Skenderbeut. Takoheshim cdo vit ne Washington ku ai priste me kenaqesi miqte nga Shqiperia. U prehsh ne paqe mik i dhe shtetar i madh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?